LIVE UPDATES
Bota

Janë kryer 506 mijë teste/ “Italia ka arritur kulmin e koronavirusit”, ulen rastet e reja në spitale, eksperti: Covid-19

1 Prill 2020, 11:38 Nga DOSJA
Janë kryer 506 mijë teste/ “Italia ka arritur kulmin e

ITALI– Përqindja e rritjes së rasteve të reja pozitive ka rënë në 3.98 përqind, ndërsa sa i  përket rasteve të pacientëve që e kanë të nevojshëm shtrimin në spital, ka rënë në 1.4 %. Kulmi është arritur, ashtu sikurse e përcakton Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali.

Në bazë të të dhënave për të gjithë personat e infektuar nga virusi krahasuar me numrin e atyre pacientëve që përfundojnë në spital, tregohet se ka më pak të sëmurë që e kanë të nevojshëm kurimin në spital, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre, rreth 43 % kanë simptoma të lehta dhe izolohen në shtëpitë e tyre.

Nga kjo rezulton se COVID-19 nuk është ndalur ende në Itali, por virusi do të ketë një ritëm më të ngadaltë.

“A do të thotë kjo se po i afrohemi uljes së dëshiruar, zero? Po, por nuk do të arrihet shpejt. Nuk më duket realiste për mua të hedh hipotezën e një eliminim të infeksioneve për mesin muajit maj, siç lexohet në disa studime. Unë besoj se deri në korrik do të duhet të merremi me virusin.”- është shprehur Roberto Bernabei, anëtar i Komitetit Shkencor Teknologjik të urgjencës.

Bernabei ndër të tjera tha në një konferencën për shtyp, se Komiteti po punon për të kuptuar në cilat faza shënohet rihapja graduale. Por deri në korrik, sipas parashikimeve Italisë do t’i duhet të jetojë me Covid-19.

“Kemi mbërritur 20 ditë nga fillimi i izolimit, kështu që do të jetë e rëndësishme të vlerësojmë të dhënat e reja që do të arrijnë në orët e ardhshme për të arritur në një parashikim më të detajuar”.- përfundoi ai.

Bernabei iu bashkua kreut të mbrojtjes civile, Angelo Borrelli, pasditen e djeshme në ilustrimin e të dhënave për situatën e COVID-19 në Itali.

Shifrat e detajuara të viktimave, të të infektuarëve dhe të të shëruarve nga COVID-19 në Itali:

Rastet pozitive aktualisht janë rritur nga 75.528 në 77.365, me 1,937 pacientë, e përkthyer në 2.5 përqind. Në total, numri u rrit me 3.98 përqind. Kishte 4,053 të infektuar më shumë sesa një ditë më parë, por në total deri më tani janë 105.792 të sëmurë. Numri i viktimave po rritej vazhdueshëm, kur dje u shënuan 837 të vdekur, 25 më shumë se një ditë më parë, por gjithsej numërohen 12,428 të vdekur.

Sipas gjetjeve të fundit nga Instituti i Lartë i Shëndetit, 83.5 përqind ishin të moshës mbi 70 vjeç, por tashmë ka dy raste mes moshave 20 dhe 29 vjeç, dhe 25 raste mes grupmoshave 30 dhe 39 vjeç. Sa i përket personave të shëruar, në total janë 15.729, ku mes tyre 1,109 janë konfirmaur si të shëruar vetëm dje.

Thënë në një mënyrë tjetër: nga 105 mijë të infektuar në Itali, 14.9 përqind u shëruan, 11.7 përqind vdiqën, 43 përqind kishin simptoma më pak të rënda dhe janë në izolim në shtëpi, 3.8 përqind aktualisht janë në kujdes intensiv, 26.6 përqind janë shtruar në reparte të tjera të spitaleve.

Në gjithë Italinë janë kryer 506 mijë teste për COVID-19, por Borrelli ka saktësuar se çdo pacient që rezultoi pozitiv, infekton të paktën edhe 3 të tjerë.

Në Lazio është parë që rritja e rasteve të reja ka rënë nën 6 përqind. Në Lombardi, “epiqendra e koronavirusit” në Itali,  numri i personave që e kanë të nevojshëm kujdesin intensiv është zvogëluar. Në Emilia-Romagna gjithashtu zyrtarët e shëndetësisë flasin për përgjysmimin e të infektuarve të rinj, dhe lajmi i mirë është se është regjistruar një rënie e infeksionit.

Burimi: Ilmattino.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 506 mijë teste koronavirusi ne itali silvio brusaferro 506 mijë teste koronavirusi ne itali silvio brusaferro

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni