Aktualitet

Itali/ Shqiptari qëllon gruan me thikë në sy të foshnjes disa muajshe, e ‘arrestojnë’ kalimtarët

Shqiptari ka tentuar t’ja mbathë pasi e ka plagosur të shoqen por disa kalimtarë e kanë ndaluar dhe e kanë mbajtur deri në mbërritjen e policisë.
Featured image of article: Itali/ Shqiptari qëllon gruan me thikë në sy të foshnjes disa muajshe, e ‘arrestojnë’ kalimtarët Foto Ilustruese
Përditësuar:

Itali- Një grua është qëlluar nga bashkëshorti i saj me thikë në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në Bolzano, Itali teksa bashkëshorti shqiptar i ka ngulur thikën gruas 29-vjeçare.

Mediet lokale shkruajnë se jo e fundit në ato momente kishte në duar edhe foshnjën disa muajshe.

E plagosura ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiptari ka tentuar të arratiset por kalimtarët rastësorë e kanë ndaluar dhe e kanë mbajtur deri në momentin që policia e arrestoi.

Nuk dihet ende identiteti dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment