Editorial

Itali/ Gjykata dënon përjetë shqiptarin që mbyti italianen, familja e piktores shpërthen në lot

Familjarët e Rosa Maria Radiçit kanë shpërthyer në lot në momentin kur gjyqtari ka dhënë vendimin, ndërkohë që shqiptari ka qëndruar i heshtur në qeli.
Featured image of article: Itali/ Gjykata dënon përjetë shqiptarin që mbyti italianen, familja e piktores shpërthen në lot Foto nga vendngjarja

BARI- Gjykata e Krimeve të Rënda në Bari të Italisë ka dënuar me burgim të përjetshëm 30-vjeçarin shqiptar Ogert Laska, i akuzuar për vrasjen e piktoress italiane në shtëpinë e saj në 13 nëntor të 2016.

Familjarët e Rosa Maria Radiçit kanë shpërthyer në lot në momentin kur gjyqtari ka dhënë vendimin, ndërkohë që shqiptari ka qëndruar i heshtur në qeli.

“Më në fund”, thanë djali dhe nusja e të moshuarës së vrarë, teksa lanë Gjykatën, duke shtuar se i është rikthyer besimi në drejtësi. “Falë atyre që e bënë të mundur. Asnjë dënim nuk do të mund të na e kthejë nënën tonë, por ky është një dënim i drejtë”, u shprehën ata për mediat italiane.

Gjykata vendosi një tjetër dënim shtesë për shqiptarin duke e dënuar që të paguajë dëmin ndaj familjes së piktores italiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e vitit 2016

Në 13 nëntor të vitit 2016, shqiptari Ogert Laska mbyti gruan italiane, duke i vënë një qese në kokë dhe më pas e mbyti. Shqiptari kishte punuar në picerinë e njërit prej djemve të italianes, si larës pjatash. Ai ishte pushuar nga puna dhe kjo sipas prokurorisë italiane, ishte arsyeja e aktit makabër. Ndërkohë, shqiptari nuk e ka pranuar asnjëherë autorësinë e krimit. Ndërkohë që autoritetet pretendojnë se prokuroria ka pamje filmike ku dallohet shqiptari teksa shëtit buzë deti ku ndodhet edhe shtëpia ku u gjet e mbytur 71-vjeçarja italiane.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment