Sport

Itali-Gjermani, sa shumë ndryshime! Serie A mund të shtyhet deri në fund të verës!

Mbledhja e fundit do të zhvillohet më 28 maj mes Gravina, Spadafora dhe Dal Pino, kur qeveria dhe institucionet futbollistike do të vlerësojnë zhvillimet e kurbës së infektimeve si pasojë e Covid-19
Featured image of article: Itali-Gjermani, sa shumë ndryshime! Serie A mund të shtyhet deri në fund të verës! Foto ilustruese

Zhvillime të reja për kampionatin italian. Duket se Serie A mund të vazhdojë deri në fund të gushtit, bazuar te mbledhja e zhvilluar sot në Këshillin e Federatës.

Federata Italiane pritet të bëjë një tjetër shtyrje dhe bëhet fjalë deri më 31 gusht. Data e përmendur deri më sot ishte 2 gushti, por gjërat kanë ndryshuar.

Ligat e Serie A, B dhe C që në qëllimet e Federatës do të rinisin sapo të jetë e mundur (në ndryshim nga Serie D) dhe pa playoff titull, duhet të mbyllen kështu deri në 20 gusht, ndërsa data 31 gusht fiksohet për arsye kontraktuale me UEFA-n.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbledhja e fundit do të zhvillohet më 28 maj mes Gravina, Spadafora dhe Dal Pino, kur qeveria dhe institucionet futbollistike do të vlerësojnë zhvillimet e kurbës së infektimeve si pasojë e Covid-19.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment