Bota

Itali, 27-vjeçari shqiptar sulmon me thikë ish-të dashurën greke, e reja në gjendje të rëndë për jetën

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugë në lagjen San Salvario, dhe kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët panë ngjarjen dhe njoftuan karabinierët, të cilët e kapën autorin në afërsi të vendngjarjes, duke gjetur edhe armën e krimit.
Featured image of article: Itali, 27-vjeçari shqiptar sulmon me thikë ish-të dashurën greke, e reja në gjendje të rëndë për jetën Foto Ilustruese

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi tentoi të vriste ish të dashurë greke me thikë.

Sipas La Republica, një studente 20-vjeçare me origjinë greke ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi është plagosur me thikë në gjoks, bark e qafë nga ish i dashuri i saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugë në lagjen San Salvario, dhe kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët panë ngjarjen dhe njoftuan karabinierët, të cilët e kapën autorin në afërsi të vendngjarjes, duke gjetur edhe armën e krimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas karabinierëve, sulmi ka ndodhur për arsye xhelozie për shkak të lidhjes së tyre në të kaluarën, nuk bëhet ende i ditur identiteti i tyre.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment