BotaKuriozitete

Po kontrollojnë njerëzit? Ja si funksionojnë mikroçipët sa një kokërr orizi, vendosen në dorë, ja ç’mund të bëni me ndihëm e tyre

Eksperti suedez Martin Lewin përdor të dy mikrochip-et në dorën e tij për t'u loguar në kompjuter, për të vendosur alarmin, ose edhe për të kontrolluar rrjetet e tij sociale. Në Suedi, mikrochip-at mund të përdoren edhe si bileta treni.
Featured image of article: Po kontrollojnë njerëzit? Ja si funksionojnë mikroçipët sa një kokërr orizi, vendosen në dorë, ja ç’mund të bëni me ndihëm e tyre Mikrocipet

ITALI- Kompania teknologjike ‘Biohax Italia’ po merret me ndërtimin e mikroçipeve, të cilët priten që të futen brenda trupave të njerëzve. Sipas Euronews, kjo teknologji do të përdoret për detyra të përditshme, si psh. hapja e derës.

Ndërkohë, Eric Larsen, i cili drejton Biohax Italia, është duke pritur miratimin në Itali nga qendrat mjekësore dhe Ministria e Shëndetësisë. Bëhet me dije se mijëra punonjës po punojnë që mikroçipët me madhësi të një kokërr orizi të futen tek 2.500 njerëz në gjashtë deri në tetë muaj në Milano dhe Romë.

“Është një hap drejt së ardhmes … është jashtëzakonisht nismë futuriste. Kjo teknologji lindi për të na ndihmuar, për të na dhënë ‘superfuqi’ të vogla”, tha Larsen për Euronews.

Por kjo teknologji ka shfaqur edhe probleme pasi njerëzit kanë shfaqur shqetësimin se ata do të gjurmohen, edhe pse ekspertët pretendojnë se brenda tyre nuk ka GPS.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eksperti suedez Martin Lewin përdor të dy mikrochip-et në dorën e tij për t’u loguar në kompjuter, për të vendosur alarmin, ose edhe për të kontrolluar rrjetet e tij sociale. Në Suedi, mikrochip-at mund të përdoren edhe si bileta treni.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment