Rajoni

Nuk i dha kuponat fatsjellës, burri qëllon me armë zjarri shitësen në Itali, më pas vret veten

Gruaja është dërguar menjëherë në spital ku dhe është e shtruar por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën .
Featured image of article: Nuk i dha kuponat fatsjellës, burri qëllon me armë zjarri shitësen në Itali, më pas vret veten foto Ilustruese
Përditësuar:

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme  në Itali ku një burrë 65 vjeçar, ka hyrë në një dyqan ku shiteshin kupona për lojëra fati dhe ka qëlluar shitësen dhe më pas ka qëlluar mbi veten, duke mbetur i pajetë.

Gruaja është dërguar menjëherë në spital ku dhe është e shtruar por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Burri që kishte hyrë brenda dyqanit kishte kërkuar kuponat e lojërave të fatit por shitësja kishte refuzuar që t’ja jepte dhe më pas ky i fundit kishte nxjerrë pistoletën pa u menduar dy herë dhe e kishte qëlluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyqani menaxhohej nga gruaja dhe vajza që momentalisht nuk ishte brenda, ndërsa në trotuar kishte pak njerëz për shkak të izolimit nga koronavirusi të cilët kishin njoftuar dhe autoritetet. Në vendngjarje kanë arritur menjëherë policia, zjarrëfikësit si dhe grupet  hetimore për t’u marrë me rrethanat e ngjarjes.

Burimi: ilgiornale.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment