Aktualitet

Itali/ Kishte fshehur 1.2 ton kanabis mes portokalleve, policia italiane arreston shqiptarin

1250 kg kanabis u gjetën të fshehur mes portokalleve në Itali. Në prangat e policisë italiane kanë përfunduar tre persona mes tyre edhe një shqiptar.
Featured image of article: Itali/ Kishte fshehur 1.2 ton kanabis mes portokalleve, policia italiane arreston shqiptarin Droga e fshehur në mes të portokalleve në Itali

ITALI– Policia italiane ka gjetur dhe konfiskuar 1250 kg drogë të fshehur në disa kamionë që transportonin portokalle dhe qepë.

Në prangat e policisë ranë tre persona mes tyre edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për: A. S., 37 vjeç nga Marano; shqiptari S. B., 54 vjeç banues në Marano dhe S. C., shoferi tjetër i kamionit, 56 vjeç nga Casoria.

Në kamionin e parë, ku gjetën 836.4 kg hashash, po udhëtonte 37-vjeçari italian dhe shqiptari. Ndërsa në kamionin e dytë, ku u gjetën 414 kg hashash ndodhej vetëm 56-vjeçari.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment