Politike

Isuf Çela dhe Petrit Malaj, dy shokët e gjimnazit në betejë për 25 prillin, kandidati i PS-së: Të mos çuditet askush kur të më shikojë me të

Por, për Malajn, kjo gjë nuk është aspak problem. Madje në status në rrjetet sociale, Malaj shkruan se nuk duhet të habitet askush nëse e sheh bashkë me Çelajn, pasi ai nuk ka ndërmend të sulmojë askënd individualisht.
Featured image of article: Isuf Çela dhe Petrit Malaj, dy shokët e gjimnazit në betejë për 25 prillin, kandidati i PS-së: Të mos çuditet askush kur të më shikojë me të Petrit Malaj

TIRANË– Isuf Çela dhe Petrit Malaj, të kandidatë për deputetë përkatësisht për Partinë Demokratike dhe atë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, kanë qenë dikur në një shkollë. Të dy kanë mbaruar shkollën e mesme në të njëjtin gjimnazh dhe sot janë kundërshtatë.

Por, për Malajn, kjo gjë nuk është aspak problem. Madje në status në rrjetet sociale, Malaj shkruan se nuk duhet të habitet askush nëse e sheh bashkë me Çelajn, pasi ai nuk ka ndërmend të sulmojë askënd individualisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Askush të mos presë që unë të sulmoj e të merrem personalisht me kundërshtarin! Dhe të mos çuditet askush, kur një ditë të mund të më shikojë me të, si një shok gjimnazi që e kam patur. Unë kam alternativat e mia, flas realitetin por nuk sulmoj individualisht askënd,”- shkruan Malaj.

Postimi i Malajt

(f.m.dosja.al)

Një Koment në “Isuf Çela dhe Petrit Malaj, dy shokët e gjimnazit në betejë për 25 prillin, kandidati i PS-së: Të mos çuditet askush kur të më shikojë me të

  1. O Tito, ke i hyre kesaj pune, nuk ja vlen. Tropoja o te ka me vete e te do, ose te urren. Ti nuk ke cfare u ofron as Tropojaneve as Kuksianeve se aty situate eshte tmerr keq dhe me shume situaten e keqe e ka shkaktuar keqqeverisja dhe Safet Gjici. Ky i fundit duket sikur po punon per PDne sepse elektoratin e majte e ka masakruar me heqje nga puna e me kercenime per firma. Ndaj Tito, eshte hyrja ne parlament me ish komuniste, nuk te ben nder dhe as respekt. Per me teper qe do jeni ne opozite. I vetmi perfitim i yti mund te jete nje ndryshim apartamenti, sic ofron zakonisht Rilindja dhe ajo rroga ne kuvend, nese futesh. Por njerezit me ty nuk perfitojne asgje.

Shto Koment