Politike

ISP apel KQZ-së: Informoni mbi formulën praktike të ndarjes së mandateve me vota parapëlqyese

Instituti i Studimeve Politike (ISP) i sugjeron KQZ-së të hartojë dhe publikojë metodologjinë e llogaritjes dhe të shpërndarjes së mandatave, duke informuar paraprakisht në fushatë partitë, kandidatët, zgjedhësit, median dhe vëzhguesit.
Featured image of article: ISP apel KQZ-së: Informoni mbi formulën praktike të ndarjes së mandateve me vota parapëlqyese Ilirjan Celibashi

TIRANË – Instituti i Studimeve Politike, ditën e sotme, në një njoftim që ka bërë për mediat, i ka bërë apel, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të informojë qytetarët ormulën praktike të ndarjes së mandateve me vota parapëlqyese.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) i sugjeron KQZ-së të hartojë dhe publikojë metodologjinë e llogaritjes dhe të shpërndarjes së mandatave, duke informuar paraprakisht në fushatë partitë, kandidatët, zgjedhësit, median dhe vëzhguesit.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Caktimi i numrit të kandidatëve për partitë politike mori rreth 20 ditë kohë, duke u shoqëruar me interpretim të ndryshëm të Kodit Zgjedhor nga Komisioneri, nga KAS dhe nga Kolegji Zgjedhor. Ky ishte një rast ilustrues që tregon sa e rëndësishme është qartësia në standardet dhe praktikat zgjedhore përpara se detajet e tyre të shndërrohen në konflikt politik apo institucional. Rasti i fundit? Jo, ka edhe çështje të tjera thelbësore që kërkojnë interpretim ligjor dhe sqarime përpara se të përsëriten konfliktet. Kodi Zgjedhor, neni 162 dhe 163, përcakton përllogaritjen e mandateve dhe shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës. KQZ ka detyrimin ligjor të informojë publikun mbi elementët thelbësor të zgjedhjeve. Fushata ka ditë që ka nisur dhe subjektet/kandidatët ende nuk janë të qartë për sistemin që do të ndiqet për përllogaritjen e mandateve (nivel kombëtar/zonal) apo shpërndarjen e mandateve në kushtet e votës parapëlqyese. Nga monitorimi i partive politike, medias dhe kandidatëve rezulton se si në rastin e numrit të kandidatëve në lista edhe në këtë rast, interpretimet për formulën e llogaritjes dhe sidomos të ndarjes së mandateve janë kontradiktore me lexim të ndryshëm nga burimet mediatike dhe aktorët politikë. Do të ketë renditje të kandidatëve fitues sipas votave përpara se të llogariten votat parapëlqyese apo do të ruhet renditja aktuale? Do të ketë përllogaritje të mesatares votë/mandat në nivel qarku apo në nivel kombëtar? Do të lejohen marrëveshjet e brendshme të partive për zhvendosje në renditje pas 25 prillit në varësi të votave apo renditja në listë mbetet e pandryshuar? Pragu për kandidatët e pavarur do të jetë lokal (në zonën e kandidimit) apo në nivel kombëtar? Këto e të tjera pyetje meritojnë përgjigje. Në këto rrethana, Instituti i Studimeve Politike (ISP) i sugjeron KQZ-së të hartojë dhe publikojë metodologjinë e llogaritjes dhe të shpërndarjes së mandatave, duke informuar paraprakisht në fushatë partitë, kandidatët, zgjedhësit, median dhe vëzhguesit. Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës britanike në Tiranë.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment