Bota

Islami fe në “krizë”, Presidenti Macron zbulon planin për të luftuar “radikalizmin”

Ai në deklaratën e tij njoftoi se do të ketë mbikëqyrje më të rreptë të shkollimit dhe kontroll më të mirë mbi financimin e huaj të xhamive.
Featured image of article: Islami fe në “krizë”, Presidenti Macron zbulon planin për të luftuar “radikalizmin” Emanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron në një deklaratë të premten zbuloi një plan për të mbrojtur vlerat laike të Francës kundër Islamit “radikal”. Ai në deklaratën e tij njoftoi se do të ketë mbikëqyrje më të rreptë të shkollimit dhe kontroll më të mirë mbi financimin e huaj të xhamive. Gjithashtu Macron e cilësoi Islamin si fe në “krizë” në gjithë botën dhe se muslimanët krijojnë anti-shoqëri.

“Islami është një fe që është në krizë në të gjithë botën sot, ne nuk po e shohim këtë vetëm në vendin tonë”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paketa e Macron për të luftuar “radikalizmin” islam do të hidhet në parlament në fund të këtij viti. Fjalimi i tij i shumëpritur erdhi 18 muaj para zgjedhjeve ku shqetësimi i populli francez për sigurinë sa vjën e rritet.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment