Showbiz

“Ishte zonjë shumë simpatike”, Devis Xherahu flet hapur: Në Greqi më kanë ofruar seks për t’u rritur në karrierë (VD)

Ai tregoi një rast kur ka qenë një Greqi dhe një grua që ishte pjesë e një shtëpie diskografike në Athinë dhe i kishte ofruar seks për t’u rritur në karrierë.
Featured image of article: “Ishte zonjë shumë simpatike”, Devis Xherahu flet hapur: Në Greqi më kanë ofruar seks për t’u rritur në karrierë (VD) Devis Xherahu, këngëtar

TIRANË- Këngëtari i njohur, Devis Xherahu, ka treguar sot disa detaje rreth jetës së tij. I ftuar në emisionin “E diell”, Xherahu është shprehur se ka marrë oferta tunduese në Greqi për tu rritur në karrierë.

Ai tregoi një rast kur ka qenë një Greqi dhe një grua që ishte pjesë e një shtëpie diskografike në Athinë dhe i kishte ofruar seks për t’u rritur në karrierë.

Ju jeni artistë vetë dhe pavarsësisht se jeni në fillimet e karrierës edhe ju jeni fshikulluar nga pak nga këto lloj ofertash. Kur je person publik është pjesë e lojës. Veçoj një rast, jo se më ka ngelur pishman por nuk është karakteri im i tillë. Unë në jetën timë kam zgjedhur rrugën e gjatë. Ka qenë një zonjë shumë simpatike rreth 55-60 vjeçe, unë kam qenë 30 vjeç por nuk dukej aq.

 Në një nga buzuqet ku unë performoja ajo vinte shpesh dhe u bëmë miq. Me sa mora vesh ajo kishte shumë potencë në një nga shpitë diskografike të Athinës dhe kuptohet mesazhet merren. Le ta quajmë që më iku zogu nga duart dhe sot jam këtu me ju”, u shpreh këngëtari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VIDEO NË MINUTËN 05:15

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment