Rajoni

Ishte zëvendës prokuror në gjyqin kundër Sllobodan Millosheviçit, zbulohet kush është avokati që do të mbrojë Thaçin në Hagë

Sipas informacioneve mësohet se Thaçi do të mbrohet në Hagë nga avokati britanik Geoffrey Nice.
Featured image of article: Ishte zëvendës prokuror në gjyqin kundër Sllobodan Millosheviçit, zbulohet kush është avokati që do të mbrojë Thaçin në Hagë Avokati Geoffrey Nice dhe Hashim Thaçi

KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi sot pasdite nga Tirana drejt Hagës, e nesër pritet që të intervistohet për akuzat që janë ngritur për të për krime lufte. Sipas informacioneve mësohet se Thaçi do të mbrohet në Hagë nga avokati britanik Geoffrey Nice.

Avokati që do të mbrojë Thaçin, Geoffrey Nice është një prej figurave më të dashura publike për shqiptarët e Kosovës menjëherë pas luftës, ka qenë prokurori i Tribunalit të Hagës.

Britaniku ka udhëhequr gjyqin kundër Sllobodon Millosheviqit. Nice ka vijuar të mbështesë shqiptarët edhe në vitin 2011 ku doli kundër me raportin e senatorit zviceran Dick Marty, që akuzonte direkt kryeministrin Thaçi, dhe gjithë hierarkinë e UÇK’së, për trafikim të organeve dhe akuza tjera mjaft bizare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nesër pritet që Presidenti i Kosovës të dalë para trupit gjykues, ku do merret në pyetje për akuzat e ngritura kundër tij për krime lufte. Akuzat kundër Thaçit shkaktua një furtunë reagimesh kundër Hagës dhe sollën anulimin e bisedimeve në SHBA.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment