Aktualitet

Del FOTOJA e Denis Matoshit, momenti pas arrestimit në Dubai

Kjo foto është shkrepur nga policia e Dubait, në momentin që Matoshi është vënë në pranga. 
Featured image of article: Del FOTOJA e Denis Matoshit, momenti pas arrestimit në Dubai Denis Matoshi (Eldi Dizdari) dhe pamje nga operacioni
Përditësuar:

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, koka e kartelit të parë të drogës që u shkatërrua sot në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar “Los Blancos”.

Kjo foto është shkrepur nga policia e Dubait, në momentin që Matoshi është vënë në pranga.

Denis Matoshi alias Eldi Dizdari

Ai tashmë pritet që të ekstradohet drejt Italisë, në Romë. Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës “Los Blancos”. Koka e tij ishte pikërisht Matoshi, i cili merrte drogën e siguruar nga Dritan Rexhepi dhe e shpërndante. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu, janë arrestuar edhe 20 persona jashtë vendit, 5 prej të cilëve janë shqiptarë. Të arrestuar ka edhe në Shqipëri, ku 5 persona, pjesë e kartelit që në vendin tonë njihej si “Kompania Bello”, ranë në prangat e policisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment