Aktualitet

Ishte shplallur në kërkim një javë më parë, gjendet i pajetë 31-vjeçari në Tiranë

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se qytetari që u gjet i vdekur ishte shpallur në kërkim në datën 8 gusht
Featured image of article: Ishte shplallur në kërkim një javë më parë, gjendet i pajetë 31-vjeçari në Tiranë

TIRANË– Një 31- vjeçar është gjetur i pajetë nga Policia sot në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se qytetari që u gjet i vdekur ishte shpallur në kërkim në datën 8 gusht.

NJOFTIMI I PLOTË

Në rrugën e “Ullishtes”, nëafërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment