Showbiz

“Ishte rast shumë i shpifur”, për 1500€ Mariza Ikonomit ‘ja lypin’: Me shikonte, bëri një skenë…

Mariza Ikonomi ka treguar për një rast të sikletshëm që i ka ndodhur në një natë performance.
Featured image of article: “Ishte rast shumë i shpifur”, për 1500€ Mariza Ikonomit ‘ja lypin’: Me shikonte, bëri një skenë… Këngëtarja, Mariza Ikonomi.

TIRANË– Prej kohësh në Karaibe, Mariza Ikonomi është kthyer në Shqipëri. Gjatë një interviste për emisionin trokit, këngëtarja ka treguar edhe shifrat me të cilat punon. Madje ajo ka rrëfyer dhe katër rastet ku ka kënduar me aq pak lek, saqë më mirë të mos shkonte.

“200 mijë lekë, 150 mijë lekë, 1500 euro dhe 500 mijë lekë. Unë kam një tip që bëj shumë edhe për shoqërinë dhe ndonjëherë them më mirë mos m’i japësh fare,”- ka treguar Mariza Ikonomi ndërsa është pyetur për 4 shifrat për të cilat është penduar.

Por, 1500 euro nuk janë pak për një këngëtare. Kështu që Mariza ka shpjeguar se ky rast ishte ndër më të shpifurit që ka hasur në karrierë, pasi pronari kishte flirtuar me të gjatë gjithë kohës.

“Ishte rast shumë i shpifur. Ai shikonte gjatë gjithë kohës, bëri një skenë, sa unë preferova më mirë të mos merrja lekët e të kisha dinjitetin tim, lekët nuk i mora fare,”- ka vijuar Mariza.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment