Sport

Ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës, ish-lojtari i Real Madridit bie në pranga

Ish-sulmuesi ka qenë në pronësi të Real Madridit, por ka qenë gjithmonë i huazuar në ekipe të tjera të dorës së dytë
Featured image of article: Ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës, ish-lojtari i Real Madridit bie në pranga Stadiumi i Real Madrid

Një operacion i madh policor ka ndodhur në Spanjë, aty ku ka rënë në pranga dhe një ish-lojtar i Real Madridit. 43-vjeçari Edwin Congo ishte bërë pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Uniformat blu kanë arritur të zbulojnë gjurmët dhe i kanë arrestuar.

Ish-sulmuesi ka qenë në pronësi të Real Madridit, por ka qenë gjithmonë i huazuar në ekipe të tjera të dorës së dytë. Ai ka luajtur me skuadra si Levante apo Recreativo Huelva në La Liga, por pa arritur të lërë gjurmë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Momenti më i përfolur i vetes së tij duket se ka qenë dita e sotme kur u arrestua për trafik kokaine. Një masë e tillë është mjaft e ashpër dhe ish-sulmuesi pritet ta pësojë keq.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment