Aktualitet

Ishte pezulluar nga detyra, KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Petrit Ceno

KPK shkarkon gjyqtarin Ceno. Komisioni ka vlerësuar se gjyqtari i Apelit të Durrëist, ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Petirt Ceno ishte i pezulluar nga detyra
Featured image of article: Ishte pezulluar nga detyra, KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Petrit Ceno Gjyqtari Petrit Çeno seanca KPK
Përditësuar:

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifkimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin ë pezulluar, Petrit Ceno. Ceno ishte Gjykatës së Apelit në Durrës, por KPK i ka gjetur probleme gjatë karrierës së tij.

Trupa gjykuese e KPK ishte e përbërë nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, kanë paraqitur konkluzionet e hetimit për Cenon, që është shtrirë në 3 shtylla, pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe hetimin pasuror.

Sipas KPK, kryetari i gjykatës akuzohet për korrupsion, pasi bashkë me dy gjyqtarë të tjerë në vitin 2014 kanë udhëtuar drejt Spanjës për të ndjekur një ndeshje futbolli, me shpenzimet e një biznesmeni, Namik Sadiku, i cili ishte palë në një proces civil, të drejtuar prej tyre, lidhur me pronësinë e një resorti turistik në Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se ata kanë udhëtuar së bashku me biznesmenin në fjalë, i cili kishte humbur gjyqin në shkallën e pare. Biznesmeni më pas, arriti të fitonte procesin në Apelin e Durrësit. Të tre gjyqtarët kanë hedhur poshtë akuzat se udhëtimi i tyre është paguar nga biznesmeni Sadiku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KPK ka dalë në përfundimin se gjyqtari ka fshehur pasurinë, nuk ka burime të ligjshme dhe ka kryer deklarim të rremë dhe në fund ka vendosur që ta shkarkojë atë.

Seanca dëgjimore për Cenon e zhvilluar pak ditë më parë është shoqëruar me debate mes trupës gjykuese dhe avokatit të tij. (Lexo këtu) Avokatët e gjyqtarit u shprehën se shumë dokumente nuk janë kërkuar të deklarohen nga KPK, dhe se problemet me dokumentacionin e të shoqes vijnë pasi dokumentet e të ardhurave të saj nuk ekzistojnë pasi u dogjën në ’97.

(A.B. Dosja.al) 

Shto Koment