Aktualitet

Ishte pa patentë/ Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, përplasi efektivin me BMW dhe tentoi të largohej

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, 27-vjeçarit i është bërë shenjë që të ndalonte, por ai është larguar me shpejtësi, me automjetin e llojit "BMË", të cilin e drejtonte pa patentë.  Në largim e sipër, i riu ka përplasur dhe një efektiv policie. Ky i fundit ndodhet në spital dhe ka marrë dëme të lehta por është jashtë rrezikut për jetën. 
Featured image of article: Ishte pa patentë/ Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, përplasi efektivin me BMW dhe tentoi të largohej Foto ilustruese

TIRANË– Një 27-vjeçar me inicialet A. G. është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale ‘Mosbindje e punonjësit të policisë’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë’ dhe ‘Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’ dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, 27-vjeçarit i është bërë shenjë që të ndalonte, por ai është larguar me shpejtësi, me automjetin e llojit “BMË”, të cilin e drejtonte pa patentë.  Në largim e sipër, i riu ka përplasur dhe një efektiv policie. Ky i fundit ndodhet në spital dhe ka marrë dëme të lehta por është jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Policise se Tiranes: Kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë, e goditi atë me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas u largua, por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje nga forca e posaçme ‘Shqiponjat’. Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e ‘Shqiponjave’ dhe ‘Shigjetave’, në vendin e quajtur ‘Ish-Fusha e Aviacionit’ i është bërë shenjë ndalimi mjetit tip ‘BMW’, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke goditur me mjet punonjësin e Policisë, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas disa minuta ndjekjeje, ‘Shqiponjat’ kanë kapur dhe prangosur shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., për veprat penale ‘Mosbindje e punonjësit të policisë’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë’ dhe ‘Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’ dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment