Showbiz

Ishte nisur për të festuar ditëlindjen e vajzës së tij, aktori turk pëson aksident të rëndë

Murat Aygen, aktori turk ka pësuar aksident në ditën më të bukur për të. Ishte nisur për të festuar ditëlindjen e së bijës, por përballet me një aksident në një nga rrugët e Bodrumit.
Featured image of article: Ishte nisur për të festuar ditëlindjen e vajzës së tij, aktori turk pëson aksident të rëndë Aktori me familjen e tij

TURQI- Aktori i njohur turk Murat Aygen të cilin e kemi parë në shumë role në telenovelat e famshme turke, ka pësuar aksident teksa ishte nisur të festonte ditëlindjen e  vajzës së tij, Nile Algen.

Ai ka qenë duke ecur me makinën e tij, teksa është  përplasur me një makinë tjetër në një kryqëzim në qytetin e Bodrumit.

Aktori ka pasur në makinë të gjithë pjestarët e familjes së tij, por fatmirësisht e gjithë familja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Aygen  e ka cilësuar si një rastësi të keqe faktin që aksidenti ndodhi në të njëtën ditë me ditëlindjen e vajzës  së tij.

Burimi: Aksam 

A.C/Dosja.al

Shto Koment