Aktualitet

Ishte në kërkim për shitje kokaine, shqiptari nuk i prish pushimet, i vihen prangat në hotel

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane teksa po pushonte në një hotel në Catolica. Edhe pse ishte në kërkim për shpërndarje kokaine, shqiptari nuk i prishi pushimet.
Featured image of article: Ishte në kërkim për shitje kokaine, shqiptari nuk i prish pushimet, i vihen prangat në hotel Foto ilustruese

ITALI– Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Catolica të Italisë ku kishte shkuar për pushime. Edhe pse ishte në kërkim për shitje kokaine, H.G., vendosi të mos hiqte dorë nga pushimet, duke menduar se do t’i shpëtonte policisë.

Sipas mediave italiane, karabinierët ranë menjëherë në gjurmët e tij dhe i vunë prangat në hotelin ku po qëndronte. Ata mësuan vendodhjen e shqiptarit falë informacioneve të mbërritura në rrugë konfidenciale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë pas arrestimit, i riu u dërgua në komisariat, ku u bënë edhe verifikimet e nevojshme. Më pas ai u transferua drejt burgut “Casetti”, në Rimini.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment