Aktualitet

Ishte në kërkim për plagosje, arrestohet një person në Gjirokastër (EMRI)

Beqiri ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”.
Featured image of article: Ishte në kërkim për plagosje, arrestohet një person në Gjirokastër (EMRI) Policia Gjirokastër

GJIROKASTËR- Mero Beqiri është ndaluar sot nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim pak ditë më parë. Policia e Gjirokastrës gjatë një aksioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm ka bërë të munduar ndalimin e tij.

Beqiri ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ai akuzohet se në fshafin Mashkullor në Gjirokastër ka plagosur rëndë me dashje një shtetas tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë pas këtij arrestimi, pritet që ndaj Beqirit të nis dhe gjykimi, për akuzat e ngritua ndaj tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment