BotaDiaspora

Kërkohej prej 2 vitesh nga “Londra”! Shqiptari ishte fshehur në setin e një filmi në Siçili, maskimi perfekt për të mos u rënë në sy Policëve

Në kohën e kontrollit, Sokoli i dha policisë dokumente të identitetit të falsifikuara, por hetuesit kishin qenë në gjurmët e tij për disa kohë pasi zbuluan se ai ishte fshehur në fshatin Sampieri, një vend i përdorur si një set për serialin televiziv "Il commissario Montalbano".
Featured image of article: Kërkohej prej 2 vitesh nga “Londra”! Shqiptari ishte fshehur në setin e një filmi në Siçili, maskimi perfekt për të mos u rënë në sy Policëve Foto Ilustruese

ITALI– Vegim Sokoli është 25 vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar nga karabinierët në Scicli, Ragusa, për trafik droge që nga viti 2019.

Në kohën e kontrollit, Sokoli i dha policisë dokumente të identitetit të falsifikuara, por hetuesit kishin qenë në gjurmët e tij për disa kohë pasi zbuluan se ai ishte fshehur në fshatin Sampieri, një vend i përdorur si një set për serialin televiziv “Il commissario Montalbano”.

Sipas mediave italiane, Sokoli kishte luajtur një rol kryesor në një organizatë të trafikut të drogës me qendër në Londrën jug-lindore, në zonën e Southend dhe Bromley dhe ishtei dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e kryeqytetit anglez.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për kapjen e tij, kryer në ekzekutimin e një urdhër arresti ndërkombëtar, bashkëpunimi ndërkombëtar policor u aktivizua përmes drejtimit qendror të Policisë Kriminale. Kontaktet me Interpolin bënë të mundur identifikimin e plotë të tij.

25-vjeçari u dërgua në burg për procedurat e ekstradimit që do të trajtohen nga Gjykata e Apelit e Catania dhe Ministria e Drejtësisë.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment