Bota

Ishte me Covid-19 por nuk tregoi asgjë/ I riu nga Amerika infekton gruan shtatzënë, doli pozitive vetëm pasi lindi fëmijën

Ndërkohë, gruaja kishte shfaqur simptomat vetëm pasi kishte lindur. Ka qënë ky momenti kur burri ka treguar të vërtetën dhe është rrëfyer para nënës së fëmijës së tij. Deri më tani nuk është bërë e ditur se si është gjendja shëndetësore e gruas.
Featured image of article: Ishte me Covid-19 por nuk tregoi asgjë/ I riu nga Amerika infekton gruan shtatzënë, doli pozitive vetëm pasi lindi fëmijën Foto ilustruese

NEW YORK-Një burrë në Nju York i infektuar me Covid-19 ia ka ngjitur pandeminë edhe gruas së tij në martanitet, e cila ishte në pritje të fëmijës. Burri, identiteti i të cilit nuk dihet, shkoi që vizitonte gruan në spital por nuk i tregoi se kishte filluar që të kishte simptomat e para të koronavirusit.

Ndërkohë, gruaja kishte shfaqur simptomat vetëm pasi kishte lindur. Ka qënë ky momenti kur burri ka treguar të vërtetën dhe është rrëfyer para nënës së fëmijës së tij. Deri më tani nuk është bërë e ditur se si është gjendja shëndetësore e gruas.

Për shkak të incidentit që ka ndodhur me gruan, Qendra Mjekësore e Universitetit të Rochester, ka njoftuar se të gjithë ata që do të futen në spital do t’u matet temparatura dhe do të kontrollohen nëse shfaqin simptoma koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:DailyMail

(a.k.dosja.al)

Shto Koment