Bota

Ishte me Covid-19, zv/ambasadori britanik vdes në moshën 37-vjeçare

37-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e djeshme vetëm pak disa ditësh që kishte marrë vesh që ishte bartës i sëmundjes.
Featured image of article: Ishte me Covid-19, zv/ambasadori britanik vdes në moshën 37-vjeçare Steven Dick
Përditësuar:

HUNGARI-Zëvendës ambasadori britanik Steven Dick, në Budapest të Hungarisë, ka humbur jetën pasi ishte i infektuar me koronavirus.

37-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e djeshme vetëm pak disa ditësh që kishte marrë vesh që ishte bartës i sëmundjes. Ai u bë zëvendës shefi i misionit në Ambasadën britanike në Hungari, në dhjetor 2019.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:Mirror

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment