Aktualitet

Ishte kthyer në tmerr për bizneset, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari nga Hasi

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili ishte kthyer në tmerrin e bizeneseve në Has, për shkak të vjedhjeve të kryera.
Featured image of article: Ishte kthyer në tmerr për bizneset, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari nga Hasi Foto ilustruese

HAS- Autoritetet policore të Hasit, kanë arritur të vënë në pranga një 25-vjeçar, me inicialet K.Ll., i cili ishte kthyer në ‘tmerrin’ e bizneseve të qytetit të Krumës. 

Policia ka bërë arrestimin e tij në kushtet e flagrancës, pai kishte thyer xhamat e 3 lokaleve ku kishte marrë një sasi parash dhe pije. 

Po ashtu,  25-vjeçari dyshohet si autori i një tjetër vjedhje të kryer para 10 ditësh në Krumë. 

Njoftimi i policisë: 

Has.

Patrulla e Policisë së Hasit kap në flagrancë 25 vjeçarin duke vjedhur.

Gjithashtu, 25 vjeçari dyshohet edhe si autor i vjedhjes së ndodhur më datë 21.05.2019, po në qytetin e Krumës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Has, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;

-K.Ll., vjeç 25, banues në fshatin Kishaj, Has.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë orëve të para të ditës së djeshme, ky shtetas ka thyer xhamat e tre lokaleve në qytetin e Krumës, duke marrë një sasi lekësh dhe pije.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, 25 vjeçari dyshohet se është edhe autor i vjedhjes së një lokali, po në qytetin e Krumës, ngjarje e ndodhur më datë 21.05.2019.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhja”.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment