Editorial

‘Ishte i ri dhe me armë’, Bill Clinton tregon takimin e parë me presidentin Thaçi

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton ka kujtuar Hashim Thaçin. Clinton tha se Thaçi ishte i ri, i mirë dhe me armë.
Featured image of article: ‘Ishte i ri dhe me armë’, Bill Clinton tregon takimin e parë me presidentin Thaçi Bill Cllinton dhe Hashim Thaçi

KOSOVË– Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka kujtuar edhe takimin e parë me presidentin aktual Hashim Thaçi.

Clinton ka kujtuar edhe vitet e luftës kur ishte takuar me Thaçin, duke thënë se ka qenë i impresionuar që ai ishte kaq i ri, por i mirë me armë.

“Isha i impresionuar nga mosha e tij e re, por ishte i mirë me armë. Në anën tjetër kam qenë i mahnitur me urtësinë e tij dhe qëllimet paqësore, teksa ka qenë kryeministër dhe tani si president”, ka thënë Clinton.

Ish-Presidenti Bill Clinton ka mbërritur në Kosovë. Ai është mirëpritur në aeroport me nderime nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment