Politike

VD/ Ishte heroi i heshtur në ditët pas tërmetit, Rama i jep medaljen e artë zjarrëfikësit Luan Kapaj

Në një ceremoni të shkurtër në ambientet e Kryeminsitrisë, Rama tha se kishte emocione që sot po jepte këtë medalje, të cilën para pak javëve ua dhuroi dhe efektiëve të huaj që morën pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë sot medaljen e artë të vlerësimit porfesional, zjarrëfikësit Lulan Kapaj, i cili ishte heroi i ditëve pas tërmetit, ku shpëtoi disa jetë nën rrënoja. Në një ceremoni të shkurtër në ambientet e Kryeminsitrisë, Rama tha se kishte emocione që sot po jepte këtë medalje, të cilën para pak javëve ua dhuroi dhe efektiëve të huaj që morën pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit.

“Më vjen mirë që këtu për ta nderuar Luanin kanë ardhur edhe ata që e kanë një jetë të dytë nga Luani. Dëgjova edhe kolegë të huaj të Luanit, që u shprehën me një admirim të jashtëzakonshëm për aktet e tij. Njëri më tha se nuk arrij të kuptoj, si mund të ishte një njeri aq i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij, edhe pse tha, që kam parë episode të jashtëzakonshme që prapë se prapë nuk janë për aq sa kujtoj”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi “jam i privilegjuar dhe i prekur që jam pranë teje, sepse në kushtet e jetës së përditshme njerëzit si ti janë thjeshtë në jetën e tyre dhe ne rrallë i shohim. Të jam shumë mirënjohës dhe të falenderoj për gjithcka“.

Ndërkohë Kapaj para Ramës u shpreh se ishte krenar që kishte shpëtuar dy jetë dhe ata sot ishin me të në sallë dhe shtoi se do vijonte të bënte këtë punë deri kur të fund të jetës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më shumë se sa krenarë më bën krenarë për dy qytetarët e mi që marrin ajrin e kësaj toke dhe shikojnë dritën e diellit. Do i shërbej popullit tim deri në ditën e fundit të jetës sime” tha ai.

Luan Kapaj është zjarrëfikësi i forcave të Vlorës që ditët pas tërmetit të 26 nëntorit, ishte në Thumanë ku ndihmoi në shpëtimin e jetëve nën rrënoja. Kapaj u cilësua si një “luan” i vërtetë, pasi ai rrezikoi disa herë jetën e tij.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjík pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment