Bota

Ishte fshehur në banane/ Sekuestrohet 1 ton kokainë me vlerën e 100 milionë paundëve në Londër

Droga që peshonte më shumë se 1 ton, u zbulua gjatë një kontrolli rutinë, në Essex të Anglisë
Featured image of article: Ishte fshehur në banane/ Sekuestrohet 1 ton kokainë me vlerën e 100 milionë paundëve në Londër Droga e sekuestruar

LONDËR– Një sasi rekord kokainë është kapur në portin e Londërs, e cila nëse do të shitej në treg, do të kishte vlerë prej 100 milionë paund.

Mediat e huaja shkruajnë se droga që peshonte më shumë se 1 ton, u zbulua gjatë një kontrolli rutinë, në Essex të Anglisë. Destinacioni i kokainës ishte në Belgjikë, sipas autoriteteve doganore.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Londër tha se zbulimi ishte një “goditje e rëndësishme për grupet e përfshira në krimin e organizuar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet britanike kanë ngritur alarmin e trafikimit të lëndëve narkotike, ku një sërë rastesh janë edhe drogërat e forta.

(kle.mu./dosja.al)

 

Shto Koment