AktualitetDikur

‘Ishte fëmijë’, Ilir Cani rrëfen kujtimet me Gjergj Xhuvanin: S’do i harroj kurrë ato 60 ditë, ja pishmani që më ka ngelur

Cani ka ndarë në rrjetet sociale dhimbjen për largimin parakohe nga jeta të Xhuvanit, ndërsa ka publikuar edhe një foto të veçantë, e shkrepur në vitin 2001.
Featured image of article: ‘Ishte fëmijë’, Ilir Cani rrëfen kujtimet me Gjergj Xhuvanin: S’do i harroj kurrë ato 60 ditë, ja pishmani që më ka ngelur Gjergj Xhuvani dhe Ilir Cani

TIRANE– Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori i mirënjohur, Gjergj Xhuvani. Regjisori dha frymën e fundit në Romë, teksa ndodhej atje për xhirimet e filmit të tij më të ri, ‘Liqeni im’, produktin final të së cilit nuk mundi ta shohë. Ndarja e tij nga jeta ishte një lajm i hidhur për kinematografinë shqiptare. Miq, kolegë të shumtë kanë shprehur dhimbjen për vdekjen e regjisorit. Xhuvani ka dhenë një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare si skenarist dhe regjisor. Ndërkohë, ‘Parrullat’, sigurisht është një nga filmat që vijon të jetë në memorien e të gjithëve.  I xhiruar në vitin 2001, regjisori arriti suksesin më të madh të karrierës së tij me këtë film. Në të kanë marrë pjesë një kastë e gjerë aktorësh, përfshirë Luiza Xhuvanin, bashkëshorten e regjisorit.

Ndërkohë, një nga personazhet e këtij filmi është edhe Ilir Cani, i cili në periudhën kur është xhiruar filmi ishte vetëm një fëmijë. Cani ka ndarë në rrjetet sociale dhimbjen për largimin parakohe nga jeta të Xhuvanit, ndërsa ka publikuar edhe një foto të veçantë, e shkrepur në vitin 2001.

‘Ti ishe i pari njeri, që më dhe shansin të shikoja veten në TV, na bëre pjesë të një endrre të madhe, të cilen e kujtoj dhe do ta kujtoj gjithmone me shume nostalgji… se si te interpretosh në një film!’, ka shkruar Cani mes të tjerash në statusin e tij.

Ndërkohë, i kontaktuar nga Newsbomb.al, ai ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj ekseperience, të cilën e konsideron si të paharruar.

Në atë kohë Ilir Cani ka qenë rreth 14 vjeç, ndërsa kujton se si kaluan 60 ditët e xhirimit në vendlindjen e tij Petrelë si dhe në Gracen të Elbasanit.

I riu mes të tjerash tregon për Newsbomb.al raportin me regjisorin Xhuvani, për të cilin shprehet se për të ishte i pabesueshëm lajmi i ndarjes nga jeta.

Rrëfimi i Ilir Canit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa vjeç ishit ju kur u xhirua filmi ‘Parrullat’?

Në atë kohë kam qenë 14-15 vjeç. Ishte një eksperiencë interesante per moshën tonë. Duke qenë se ishte një film që pati jehonë në Europë. Pati një kastë të madh aktorësh si Luiza Xhuvani, Agim Qirjaqi, Rita Lati, Bujar Asqeiu etj…

Filmi ka zgjatur rreth 60 ditë dhe është zhilluar në kala të Petrelës dhe në një zonë të Elbasanit, Gracen. Na u desh të vishnin rroba të vjetra duke u përshatur me subjektin e filmit.

Si u përzgjodhët ju për të qenë pjesë e filmit?

Erdhën disa asistentë të regjisorit Xhuvani tek shkolla në Petrelë dhe na morën. Na përzgjidhnin në bazë të portretit. Kam pasur edhe motrën time të vogël, ajo ka qenë rreth 8 vjeçe.

Kam pas fatin të jem, ne u miqësuam më shumë.  Fotoja me Gjergjin ka qenë para se të nisnim xhirimet. Ka qenë shumë miqësor, vinte edhe tek shtëpia dhe u bë si banor i lagjes.

Bashkëpunimi i filmit ka qenë shqiptaro-francez.  Regjisori na solli një dhuratë, një megafon ishte një gjë shumë interesante dhe e kam akoma në shtëpi, ai mbetet ikonë, të paktën tek ne fëmijët ruajmë një kujtesë të jashtëzakonshme. Kisha tentuar disa herë të gjeja mundësinë për të takuar dhe kur mora vesh lajmin ishte shumë e dhimbshme. Ato foto që kam janë një pjesë shumë e vogël. Më mbeti pishmam që nuk arrita ta takoj. Marrë nga Newsbomb.al

Shto Koment