Bota

Ishte epiqendra e COVID-19/ Kina shpall fitoren me pandeminë e koronavirusit: Kaluam një provë historike

Presidenti Xi tha se Kina veproi në mënyrë transparente gjatë gjithë shpërthimit dhe ia doli të shpëtojë dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën.
Featured image of article: Ishte epiqendra e COVID-19/ Kina shpall fitoren me pandeminë e koronavirusit: Kaluam një provë historike Presidenti kinez, Xi Jinping.

KINË– Pandemia e koronaviurusit shpërtheu në Wuhan të Kinës që prej muajit janar të këtij viti, por sot kur bota mbarë po përballet me këtë virus vdekjeprurës, Kina ka shpallur fitoren me Covid-19.

Partia Komuniste e Kinës mbajti një ceremoni për të nderuar viktimat e Covid-19. Lideri kinez, Xi Jinping deklaroi se vendi i tij kishte kaluar një “provë historike”, duke e quajtur të mbyllur luftën kundër koronavirusit.

Presidenti Xi tha se Kina veproi në mënyrë transparente gjatë gjithë shpërthimit dhe ia doli të shpëtojë dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën.

Pavarësisht deklaratave zyrtare nga Kina, jo të gjitha shtetet janë dakord me të. Presidenti amerikan, Donald Trump që prej momentit të shpërthimit të pandemisë në SHBA ka akuzuar Kinën se ka fshehur të dhëna të rëndësishme lidhur me kohën kur ka shpërthyer virusi, duke i gjetur shtetet e tjera të papërgatitura për këtë “luftë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme në nderimin viktimave të Covid-19, nuk u përmend Dr Li Wenliang, i cili u ndëshkua pasi ishte i pari që dha alarmin për një sëmundje të re infektive në Wuhan, i cili vdiq më vonë nga virusi.

Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 85,144 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 10 raste të reja, por lajmi i mirë është se në 5 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.

Burimi: timesofindia

A.C/Dosja.al

Shto Koment