Sport

“Ishte Dora e Zotit”, filmi që priste të bënte bujë, Maradona ndalon regjisorin të vazhdojë xhirimet, zbulohet arsyeja

Avokati i Maradonës, Matias Morla, nëpërmjet Twitterit kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore
Featured image of article: “Ishte Dora e Zotit”, filmi që priste të bënte bujë, Maradona ndalon regjisorin të vazhdojë xhirimet, zbulohet arsyeja Maradona dhe Paolo Sorrentino
Përditësuar:

NAPOLI-“Dora e Zotit”, ky është filmi që regjisori italian Paolo Sorrentino do të xhirojë në qytetin e tij Napoli për Diego Armando Maradonën. Një film që po krijon probleme, edhe pse regjisori nuk ka bërë ndonjë referencë të qartë lidhur me yllin e  Botërorit 1986,në atë gol të shënuar ndaj Anglisë. Avokati i Maradonës, Matias Morla, nëpërmjet Twitterit kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore.

“Maradona nuk ka autorizuar askënd për përdorimin e imazhit të tij në këtë film. Tashmë jemi duke studiuar një strategji ligjore me kolegët tanë italian për një ankesë zyrtare në lidhje me përdorimin e paligjshëm të një marke të regjistruar:. Shkruhej në Tëiterin e avokatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment