Aktualitet

ISHP sqaron: Epidemia në Shqipëri ka qenë e butë, RO-ja më pak se 1. Në total janë 21 fëmijë të infektuar

Ky indeks në vende të tjera është afërsisht 0.8. Tomini foli edhe për të vegjëlit me COVID-19 dhe që nga nisja numri i fëmijëve të prekur ka shkuar në 21 fëmijë.
Featured image of article: ISHP sqaron: Epidemia në Shqipëri ka qenë e butë, RO-ja më pak se 1. Në total janë 21 fëmijë të infektuar Eugena Tomini, perfaqesuese e ISHP

TIRANE- Eugena Tomini, doktoreshë dhe përfaqësuese e Institut të Shëndetit Publik foli edhe për shkallën e Infektueshmërisë së një personi të prekur nga COVID-19 në vendin tonë. Në komunikimin e përditshëm pyetje-përgjigje virtuale, Tomini tha se kjo shkallë e njohur në mjekësi si “RO”, është më pak se një, që përkthehet se një person i infektuar e kalon virusin në jo më shumë se një person.

“Aktualisht në situatën epidemiologjike, që nga fillimi i epidemisë, deri tani që flasim, është përllogaritur që R0 të jetë më e vogël se një,” tha Tomini.

Ky indeks në vende të tjera është afërsisht 0.8. Tomini foli edhe për të vegjëlit me COVID-19 dhe që nga nisja numri i fëmijëve të prekur ka shkuar në 21 fëmijë. “Që nga fillimi i epidemisë, ne kemi 21 pacientë të vegjël dhe asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar,” tha ajo. Ajo sqaroi se Shqipëria hyn tek ato vende ku epidemia ka qenë e “butë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar sot në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër. Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve. Nga sot nisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment