Aktualitet

ISHP letër Manastirliut: Të lehohej laboratorët privatë të bëjnë teste, nuk kemi kapacitet. Kemi shumë kërkesa nga qytetarët

Në një dokument të siguruar nga “Shqip” i firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpreh shqetësim në adresë të ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për pamundësinë që ka institucion që ajo drejton, me mungesën e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë.
Featured image of article: ISHP letër Manastirliut: Të lehohej laboratorët privatë të bëjnë teste, nuk kemi kapacitet. Kemi shumë kërkesa nga qytetarët Albana Fico, kryetare e ISHP

TIRANË– Javën e fundit Shqipëria shënoi një rritje të numrit të të prekurëve me COVID-19, ku regjistruan dhe rekorde për rastet ditore. Por edhe pse shifrat janë të larta, sërish vendi qëndron i hapur dhe ka nisur dhe komunikimi me shtetet e tjera.

Po dalja nga Shqipëria është ende e vështirë, pasi shumë vende kërkojnë certifikatë mjekësore dhe nuk pranojnë hyrjen e të huajve nëse nuk vëtetojnë që ke bërë testin dhe ke rezultuar negativ. Deri tani në Shqipëri testet bëhen vetëm nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik, por kërkesat e larta për teste kalojnë mbi kapacitetet.

Letra e ISHP

Por ISHP, pas kërkesave të shumta tashmë është dorëzuar dhe kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të lejojë bërjen e testeve dhe në laboratorë privatë. Në një dokument të siguruar nga “Shqip” i firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpreh shqetësim në adresë të ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për pamundësinë që ka institucion që ajo drejton, me mungesën e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë, e kjo në shërbim të kësaj nevoje, pra në funksion të qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas dokumentit të ISHP, kërkohet nga ministria të lejohet bërja e testit në laboratorë privat, pasi tashmë ka kërkesa shumë të larta dhe qytetarët kërkojnë certifikanët shëndetësore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment