Rajoni

Tmerroi Kosovën/ Diplomatja britanike dyshohej se kishte coronavirus, IKSHP i qetëson të gjithë, jep detaje

Pacientes i është marrë mostra për analizë laboratorike dhe është sjellë për t'u diagnostifikuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në orën 19.00.
Featured image of article: Tmerroi Kosovën/ Diplomatja britanike dyshohej se kishte coronavirus, IKSHP i qetëson të gjithë, jep detaje Foto ilustruese

KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka qetësuar të gjithë qytetarët duke publikuar rezultatet e shtetases britanike, e cila dyshohej se ishte e infektuar me coronavirus.

Sipas IKSHP-së, të shtunën rreth orës 17.00 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se një paciente me nënshtetësi britanike është referuar nga Qendra Emergjente e Gjilanit për në Klinikën Infektive. Menjëherë pacientes i është marrë mostra për analizë laboratorike dhe është sjellë për t’u diagnostifikuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në orën 19.00.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë pacientja nuk është e infektuar me novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe me influenza A dhe B”, përfundon njoftimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pacientja është staf ndërkombëtar në Kosovë dhe se para disa ditësh kishte frekuentuar një  qendër skijimi në Mont Blanc, Francë.

Ky virus ka vrarë më shumë se 813 njerëz dhe ka infektuar mbi 37,000 globalisht. Ai u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve nuk munguan as të infketuarit në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve. Shumë shpejt, dyert i hap edhe Spitali Leishenshan, që pritet të akomodojë përkatësisht deri në 1.500 pacientë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment