Aktualitet

Ishin strehuar në një hotel! Policia ‘zbarkon’ në terren, shoqërohen 9 kontrollorë

Dosja.al ka mësuar se kontrollorët ishin strehuar të gjithë në një hotel mbrëmjen e sotm ku dhe do të flinin.
Featured image of article: Ishin strehuar në një hotel! Policia ‘zbarkon’ në terren, shoqërohen 9 kontrollorë Pamje nga Rinasi
Përditësuar:

TIRANË9 nga 65 kontrollorët që firmosën sot letrën për paaftësi në punë dhe nisën protestën, janë shoqëruar në Polici. Dosja.al ka mësuar se kontrollorët ishin strehuar të gjithë në një hotel mbrëmjen e sotm ku dhe do të flinin.

Kjo pasi shtëpia e tyre ishte vendi i parë ku policia do të kërkonte pas protestës që bllokoi trafikun ajror në vend. Pas kontrolleve të kryera, efektivët kanë shoqëruar 9 kontrollorë. Dosja.al raportoi më herët se Porkuroria e Tiranës ka nisur hetimet për protestën dhe po zbulon rolin e çdo kontrollori, të cilët do të merren në pyetje.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment