Aktualitet

Ishin shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 2 persona në Vlorë

Në një njoftim për mediat, blutë e Vlorës, se dy të kërkuarit kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar në qytet.
Featured image of article: Ishin shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 2 persona në Vlorë Policia e Vlorës

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar sot dy persona që ishin në kërkim për dhunë në familje dhe për vjedhje me dhunë. Në një njoftim për mediat, blutë e Vlorës, se dy të kërkuarit kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar në qytet.

Më tej shtohet se është arrestuar G. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, i kërkuar nga policia për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, për të cilën Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu në pranga ka rënë dhe F. Ç., 69 vjeç, banues në Vlorë, për “Dhunë në familje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment