Dikur

Ishin në mesin e 3000 viktima/ Kush janë tre shqiptaro-amerikanët që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit në SHBA(HISTORIA E TYRE)

Sipas informacioneve në atë tragjedi që sot e kësaj dite përkujtohet si një nga fatëkeqësitë më të mëdha të SHBA-së, humbën jetën tre shqiptaro-amerikanët: Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj. Dedvukaj, Gjonbalaj dhe Camaj. Ata në momentin e sulmit ndodheshin në një qendër tregtare brenda kullës binjake.
Featured image of article: Ishin në mesin e 3000 viktima/ Kush janë tre shqiptaro-amerikanët që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit në SHBA(HISTORIA E TYRE) Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj

SHBA-Ditën e sotme është përkujtuar 19 vjetori i tragjedisë në SHBA ku humbën jetën 3000 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi 19 vite më parë, kur dy Kullat Binjake u shkatërruan nga dy aeroplanë të përdorur si kamikazë nga terroristët e “Al Qaida”-s. Por në mesin e 3000 viktimave ishin dhe 3 persona me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve në atë tragjedi që sot e kësaj dite përkujtohet si një nga fatëkeqësitë më të mëdha të SHBA-së, humbën jetën tre shqiptaro-amerikanët: Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj. Dedvukaj, Gjonbalaj dhe Camaj. Ata në momentin e sulmit ndodheshin në një qendër tregtare brenda kullës binjake.

Por si është historia e tyre?

Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan. 26-vjeçari Dedvukaj punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. Tashmë në New York është ngritur fondacioni “Simon M. Dedvukaj” , ku qëllimi i këtij fondacioni është në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes, por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Simon Dedvukaj

Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, punonte në njërën prej Kullave Binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. 60-vjeçari kishte qenë në katin e 105-të kur i kishte telefonuar të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani “ai do të ishte në duart e Zotit”.

Rrok Camaj

65-vjeçari Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, punonte prej 30 vjetësh si portier në njërën prej Kullave Binjake. Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i Kullës Binjake numër dy amaneti i tij kishte qenë që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë.

Mon Gjonbalaj,

 (A.K.dosja.al)

Shto Koment