Aktualitet

“Ishin emocione të përziera, ata prisnin nga unë që t’ju jepja forcë”/ Manastirliu rrëfen dy momentet e vështira gjatë pandemisë

Ministrja tregoi se një nga momentet më të vështira ishte infektimi i disa prej antarëve të Task-Forcës dhe mjekëve të stafit mjekësor.
Featured image of article: “Ishin emocione të përziera, ata prisnin nga unë që t’ju jepja forcë”/ Manastirliu rrëfen dy momentet e vështira gjatë pandemisë Ogerta Manastirliu

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, mbërmjen e djeshme në emisionin “Opinion”  rrëfeu momentet e vështira gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, ministrja tregoi  dy momente të cilat i konsideroi të vështira. Momenti i parë i vështirë sipas saj ishte dita e parë e rasteve të konfirmuara pozitive me COVID-19, ndërsa i dyti,  sa herë  që mësonte lajme se dikush nga personeli shëndetësor ishte infektuar me COVID-19.

“Më kujtohet dita e parë, në 8 Mars e të konfirmuarve të parë, duhej të kishte qenë mesnatë ku sapo u konfirmuan rastet, në zyrën time ishte prof. Najada Çomo, prof. Rakacolli, Prof. Bino, dr. Brataj, që u mblodhën dhe atë që kishim hedhur në letër me skenarë duhej ta vinim në zbatim, ishin emocione të përziera, shihja që ata prisnin t’ju jepja forcë, u mobilizuam dhe secili mori rolin e vet. Momenti tjetër i vështirë ka qenë infektimi i disa prej antarëve të Task-Forcës dhe mjekëve dhe infermierëve të stafit mjekësor”, tha Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministrja Manastirliu falënderoi gjithë ekipin e ekspertëve dhe po ashtu personelin shëndetësor të cilin e konsideroi një aset të çmuar që mbajti një peshë të jashtëzakonëshme.

J.V/Dosja.al

Shto Koment