
RUSI– Koronavirusi ka prekur rëndë edhe shtete si Rusia dhe Irani ku ndryshe nga vendet e tjera që në muajin mars ishin në një situatë më të qetë tashmë nëjavët e fundit si në Rusi dhe në Iran janë rritur ndjeshëm shifrat eviktimave të të infektuarëve.
Ditën e sotme Rusia ka shënuar rekord për nurmin e rasteve të reja të Ciovid-19 ku mësohet se janë rregjistruar 6.411 të infektuar dhe 72 vitima.
Me këtë bilanc numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 93,558, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 867.
Kështu me këtë rritje të ndjeshme Rusinë renditet në vendin e tetë në botë për numrin më të lartë të të infektuarëve, ndonëse ende ka shumë më pak viktima se vendet që janë prekur më së shumti, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Italinë, Spanjën dhe Francën.
E njëja gjë ka ndodhur edhe në Iran, vend i cili ka shënuar ditë pas dite rritje të ndjeshme në numrin e të infektuarëve dhe të viktimave.
Brenda 24 orëve të fundit në Iran kanë vdekur 71 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar më shumë se 1,000 raste të reja me Covid-19.
Me bilanci e sotëm të vdekjeve numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 5,877, ndërsa të infektuar numërohen në total 92.584.
Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.
Burimi: Theguardian
A.C/Dosja.al