Sport

“Ishin dy hapa para nesh”, Reja shfaq zemërimin pas humbjes me Lituaninë: Në këtë grup nuk ka favoritë, Hysaj? Është një lojtar i rëndësishëm

Miqtë befasuan kuqezinjtë, teksa fituan me shifrat minimale 0-1, duke e bërë situatën nëgrup disi të komplikuar, pasi të gjitha skuadrat numërojnë nga 3 pikë të grumbulluara
Featured image of article: “Ishin dy hapa para nesh”, Reja shfaq zemërimin pas humbjes me Lituaninë: Në këtë grup nuk ka favoritë, Hysaj? Është një lojtar i rëndësishëm Edi Reja

TIRANË– Pas triumfit në Bjellorusi Shqipëria nuk ka mundur të ruajë dot ritmin dhe hedh hapin fals në “Air Albania”. Ndonëse shihej si një kundërshtar i lehtë për t’u mundur, Lituania rezultoi ndryshe në fushën e lojës. Miqtë befasuan kuqezinjtë, teksa fituan me shifrat minimale 0-1, duke e bërë situatën nëgrup disi të komplikuar, pasi të gjitha skuadrat numërojnë nga 3 pikë të grumbulluara. Në përfundim të ndeshjes foli trajneri Reja.

“Ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Nuk kishim eufori. E dinim që ishte një skuadër, që edhe ndeshjen e parë humbi për shkak të gabimeve. Ata ishin dy hapa para nesh në aspektin fizik. Nuk patëm edhe fat. I bëj komplimentet e mia Lituanisë, sepse bëri një ndeshje shumë të mirë. Nuk është se nuk bëra ndryshime. Futa Uzunin dhe Roshin që mund të sillnin më tepër energji dhe kualitet. Roshi u dëmtua dhe futa më pas edhe Brojën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai është lojtar shumë i mirë dhe shumë i shpejtë. Kur ka hapësira të bën dëme në sulm. Por është ende i ri dhe ka nevojë për eksperiencë ndërkombëtare. Por sigurisht që është në planet e së ardhmes. Shpresoj të kem lojtarë në formë sa më të mirë fizike. E kemi parë që nuk ka skuadra që luajnë keq. Nuk ka favoritë në këtë grup. Jemi të gjithë aty me nga 3 pikë. Më vjen keq që shkoi kështu. Humbëm me një gabim. Hysaj është një lojtar i rëndësishëm por do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Edi Reja.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment