Aktualitet

Ishin dëmtuar nga tërmet i 26 nëntorit, shemben 3 pallate në Durrës

IMT e Durrësit ka shembur tre pallate në lagjen nr.18 të qytetit, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Aksioni do të vijojë në Kullë, Sukth dhe Hamallaj
Featured image of article: Ishin dëmtuar nga tërmet i 26 nëntorit, shemben 3 pallate në Durrës Shembja e pallatit në Durrës

DURRËS -Inspektoriat i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar aksionin për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Gjatë ditës së sotme, janë shembur me mjete të rënda, 3 pallate në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Durrësit do të shembë edhe 5 pallate të tjera, të përcaktuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit. Kryeinspektori i IMT-së së Durrësit, Ardian Halili, bën me dije, se aksioni i shembjes, do të vijojë në zonë të tjera të Durrësit, në Kullë, Hamallaj dhe Sukth.

Deri më tani, janë shembur 9 pallate në Manzë të klasifikuara me rrezikshmëri për jetën dhe disa të tjerë brenda qytetit, mes të cilëve edhe “Pallati i VIP-ave”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Durrësi ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si pasojë e tërmetit, qindra familje në Durrës mbetën pa strehë mbi kokë, ndërsa u shënuan edhe dhjetëra viktima.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment