Aktualitet

“Ishin burra, na terrorizuan”, gratë e Astirit- Borchardt: Jep dorëheqjen dhe mos gënje, e ke të ndaluar me ligj të kalosh mes protestuesve

Në një prononcim për Panorama.com.al, përfaqësuesja e grave të Astirit u shpreh se ambasadori duhet të japë dorëheqjen.
Featured image of article: “Ishin burra, na terrorizuan”, gratë e Astirit- Borchardt: Jep dorëheqjen dhe mos gënje, e ke të ndaluar me ligj të kalosh mes protestuesve Borchardt dhe protesta e Astirit

TIRANË– Lëvizja e grave dhe vajzave të Unazës së Re kanë reaguar pasi ambasadori i OSBE-së, Bern Borchardt u shpreh se gishtin e mesit ua ka nxjerrë burrave dhe jo grave pasi e kishin terrorizuar.

Në një prononcim për Panorama.com.al, përfaqësuesja e grave të Astirit u shpreh se ambasadori duhet të japë dorëheqjen.

Ndër të tjera, kjo lëvizje shton se Borchardt e ka të ndaluar të kalojë mes vendeve ku protestohet dhe se atë natë ka pasur vetëm gra jashtë komisariatit.

Ambasadori Borchardt ose siç njihet ndryshe Mr.Middle Finger, kishte shprehur se gjate protestës tek Drejtoria e Policisë me 13 tetor, ai dhe bashkëshortja e tij ishin sulmuar nga disa burra, se aty nuk kishte pasur gra dhe se i gjithi ishte një sulm politik ndaj tij.

E para , Z.Ambasador ju e keni te ndaluar me ligj te kalonit mes për mes neper vende ku ka tubime dhe protestohet. E dyta, në atë proteste kishte vetëm gra siç shihet edhe nga fotoja ku ju jeni kapur nga mediat duke kryer gjestin e shëmtuar. Ndaj ne rastin me të keq gënjeni hapur se kjo gjë mund vërtetohet dhe ne rastin me te mire vazhdoni ofendimin ndaj grave te Unazës se Re.

E treta, keni deklaruar se ju kemi share dhe sulmuar dhe kjo nuk është aspak e vërtete. Problemi qëndron tek ju në qoftë se thirrjet “Rama Ik” përbejnë sulm dhe provokim”, thekson Lëvizja e Gruas së Unazës së re.  Z.Borchardt , veprimi juaj ishte fyes , aspak etik dhe mbi te gjitha aspak dinjitar për një përfaqësues te larte te OSBE-se, misioni i te cilit është te ndihmoje Shqipërinë te ndërtoje institucionet e saj demokratike dhe sundimin e shtetit ligjor. Gjeste te këtilla nuk janë pare e dëgjuar në asnjë vend tjetër ku ka misione te OSBE-se deri Tani!

Prandaj mos vazhdoni te gënjeni dhe ne keni një fije morali jepni dorëheqjen për ketë gjest te shëmtuar,”- mësohet të jetë shprehur Lëvizja e grave dhe vajzave të Unazës së Re.

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard pasi sipas Metës fakti qe Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019 dhe që i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re, e bëjnë atë të padëshirueshem.

Vetë ambasadori është shprehur se atë natë protestues ishin vetëm burra dhe se e kishin terrorizuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment