Sport

“Isha një nga personat më të urryer”, Andi Lila tregon si u ndje pas video-skandalit me priftin grek

Para se citojmë çfarë tha Andi Lila për herë të parë për këtë ngjarje, po u sjellim në kujtesë historinë më të bujshme të 2- viteve më parë kur mbrojtësi i Kombëtares në një video amatore, tregoi një barsoletë për të qeshur për priftin grek të Janinës.
Featured image of article: “Isha një nga personat më të urryer”, Andi Lila tregon si u ndje pas video-skandalit me priftin grek Andi Lila

TIRANË- Më pas video publikohet në facebook dhe skandali mori dhenë. Asokohe, Lila luante me skuadrën e “Pas Janina” dhe ky skandal desh i rrezikoi atij karrierën futbollistike.

Pas bujës mediatike, Lila reflektoi menjëherë duke kërkuar falje publike dhe realizoi një takim me priftin duke e publikuar dhe në rrjetet sociale. Lila mori faljen e priftit grek dhe keqkuptimet u sheshuan. Por çfarë mendon Andi Lila sot, 2 vite pas këtij skandali?

“Më thënë të drejtën ishte një nga ato momente që jam ndjerë shumë keq, kisha turp, bëra një autogol”- rrëfeu ai në “E Diell”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kërkova takim më kryepriftin në Janinë, një burrë i jashtëzakonshëm, një nga njerëzit më të mirë që kam takuar. Kërkova takim sepse misioni i çdo kulti fetar, xhami, kishë është falja dhe më mirëkuptoi”- vazhdoi rrëfimin e tij Lila.

“Nga personi më i urryer në qytet, pas faljes që kërkova, u bëra njeriu më i dashur në qytet” përmbylli shpjegimin e tij për ngjarjen mbrojtësi i Kombëtares.

Marrë nga  TopChannel 

Shto Koment