Aktualitet

“Isha në banak…si në filmat aksion”/ Dëshmitarët tregojnë si u rrëzua në tokë Bujar Çela, s’dëgjuan asnjë krismë arme

Njëri, që rastësia e kishte çuar të ulej shumë pranë tavolinës ku Çela po pinte kafe, tregon se nuk ka dëgjuar asnjë zhurmë për shkak të silenciatorit që u përdor, por ka parë të ndjerin që është rrëzuar në tokë.
Featured image of article: “Isha në banak…si në filmat aksion”/ Dëshmitarët tregojnë si u rrëzua në tokë Bujar Çela, s’dëgjuan asnjë krismë arme Bujar Çela dhe vendi i ngjarjes

ELBASAN– Dëshmitarët e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit, Talo Çela kanë rrëfyer për mediat, tmerrin që u panë sytë mëngjesin e një dite më parë.

Njëri, që rastësia e kishte çuar të ulej shumë pranë tavolinës ku Çela po pinte kafe, tregon se nuk ka dëgjuar asnjë zhurmë për shkak të silenciatorit që u përdor, por ka parë të ndjerin që është rrëzuar në tokë.

“Isha shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ndodhesha nga ana tjetër e rrugës dhe prisja që të kalonin mjetin që të kaloja pikërisht nga rruga ku edhe ndodhej lokali. Në atë moment dëgjova një mjet që iku shumë shpejt dhe pashë zotërinë të shtrirë në tokë. Ishte diçka shumë e shpejtë, as vetë nuk e di, si nëpër filmat aksion, ku vrasja ndodh dhe t’i nuk kupton se nga të vjen. Menjëherë tentova të afrohem pranë dhe të shoh nëse burri i shtrirë përtokë ishte i gjallë, por më thanë që ka vdekur në vend. Nga larg arrita të shoh njerëz që u afruan menjëherë pranë tij dhe më pas Policinë. Asnjë zhurmë nuk dëgjova, asnjë gjë të dyshimtë nuk pashë deri në momentin që dëgjova që Bujari është qëlluar për vdekje,”- tregon ai për Panorama.

Vetë pronari i lokalit ku pinte kafe Bujari, tregon se në momentin që ka ndodhur ngjarja, ishte në banak dhe po bëhej gati të shërbente.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë isha duke shërbyer te banaku. Të shtëna armësh nuk dëgjova, por vetëm një zhurmë. Dola dhe pashë Bujarin të shtrirë në tokë. Ishte njeri shumë i mirë, pa probleme,”- është shprehur ai.

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e djeshëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punënë si taksist në të zezë. Viktima ishte vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Ky i fundit akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Deri më tani ka pasur shoqërime por asnjë autor për ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment