Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Mes të tjerash, Kreu i Shtetit u ndal dhe te menaxhimi i situatës nga qeveria, duke renditur edhe gjërat që nuk u bënë mirë në këto muaj pandemi.
Sipas Presidentit, ishte e gabuar që kryeministri Edi Rama u shfaq si autoriteti kryesor publik në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, pasi gjithçka duhej bazuar në profesionalizëm dhe tek ekspertët më të mirë të fushës.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Sa i takon situatës në spitale që mbetet shqetësues dhe që ka problematika deri tani gjatë gjithë pandemisë. Ku është gabuar dhe ku është punuar mirë sipas jush, qoftë nga ana e qeverisë, qoftë nga ana e sistemit shëndetësor?
Presidenti Meta: Në radhë të parë duhet të kishte një transparencë më të madhe, që në fillim. Unë u përpoqa ta inkurajoja përmes nxitjes së bashkëpunimit, duke përfshirë edhe opozitën në një dialog dhe bashkëpunim me qeverinë. Por autoriteti kryesor publik për menaxhimin e kësaj situate u shfaq Kryeministri, gjë që në vlerësimin tim është e gabuar, për arsye se menaxhimi duhet të ishte i bazuar në profesionalizëm dhe në pavarësi të ekspertëve më të mirë të kësaj fushe. Natyrisht kjo solli politizim më shumë se ç’duhej dhe shumë mangësi e inkoherencë në të gjithë këtë proces.
Mendoj se në periudhën kur u ndje një lloj lehtësimi për shkak të rritjes së temperaturave, Qeveria humbi ndjeshmërinë apo përgjegjshmërinë për të marrë masat e duhura për periudhën që do të vinte, pra për valën e dytë. Nuk u realizuan shumë masa të domosdoshme, që do të kishin përforcuar kapacitetet në spitalet tona dhe do të kishin bërë të mundur një menaxhim shumë efikas të fluksit të lartë, që u vu re në nëntor dhe në dhjetor. Padyshim që edhe për çështjen e vaksinimit mund të ishte bërë me kohë shumë më tepër. Megjithatë çdo masë pozitive që do të merret është e rëndësishme.
Për më tepër kur mbështetja për përballimin e pandemisë nuk ka qenë e duhura, krahasuar me vendet e tjera fqinje, si sa i takon sektorit të shëndetësisë, rritjes së investimeve për të, ashtu edhe mbështetjes për sipërmarrjen e vogël apo të mesme, pra në përgjithësi për biznesin, duke pasur në konsideratë se të paktën, zyrtarisht sipas Bankës së Shqipërisë, mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës gjatë kësaj situate. Pra mund të ishte bërë më shumë. Shpresojmë të bëhet më shumë në ditët dhe në javët që vijnë!
Pyetje: Po, kur kryeministri shprehet se isha lypësi më shembullor për garantimin e marrjes së vaksinës dhe e dozave të para. A ka pikë pozitive këtu për kreun e qeverisë?
Presidenti Meta: Nuk ka asnjë arsye për të qenë lypës, kur mund të jesh partner serioz dhe i besueshëm.
Marrë nga BallkanWeb
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar planet e tij pas vitit 2022, kohë kur i mbaron mandati si kryetar shteti. Në emisionin “Kjo Javë”...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me fushatën elektorale dhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë intervistës në emisionin “Kjo...
LAÇ– Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në shkollën nëntëvjeçare “Dan Bajrami”, e cila është rikonstruktuar pas dëmeve që ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar që të vaksinohet me dozë anti-COVID. Në emisionin “Kjo Javë”, Meta u shpreh se prioritet duhe...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta foli lidhur me mbërritjen e vaksinës anti-Covid të “Pfizer” në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Kjo Javë’, Me...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj notës së protestës së ambasadës franceze në Shqipëri, e cila lëshoi një mesazh kundër kryemini...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me notën e protestës nga ana e ambasadës franceze lidhur me kritikat që kryeministri...
RROGOZHINË -Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesin politik të PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, fitorja e mandatit të tretë është mision h...
Saimir Tahiri u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në mars ...
BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica njoftoi sot largimin nga partia dhe kalimin tek Partia Socialiste. Në një prononcim për...