Politike

“Isha i nervozuar”, Pandeli Majko tregon çfarë i tha mjeku për shqiptarët e bllokuar në Kufi: Më mirë të shtrirë atje, se të shtrirë në spital

Majko tregon bisedën me mjekun dhe pse u mor vendimi për të lejuar emigrantët që karantinohen në Shqipëri.
Featured image of article: “Isha i nervozuar”, Pandeli Majko tregon çfarë i tha mjeku për shqiptarët e bllokuar në Kufi: Më mirë të shtrirë atje, se të shtrirë në spital Pandeli Majko dhe emigrantët e bllokuar

TIRANË- Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka folur sot për shqiptarët e bllokuar në Kapshticë. I ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, u shpreh se një mjek i ksihte thënë që më mirë është që ata emigrantë të rrinë shtrirë atje se sa të shtrihen në spital.

Edhe unë kam qenë i nervozuar nga kjo situatë, por nuk i kam dhënë të drejtë vetes sime. Unë isha i nervozuar dje dhe kam marrë një mjek për t’i marrë një mendim dhe atij. E dini çfarë më tha ai mjek: Më mirë të shtrirë atje, sa sa të vdekur në spital. Dhe i gjithë ky vendim është e fola me atë mjek, pasi ata i marrin vendimet sot”, u shpreh Majko.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa shqiptarë prej tre ditësh po qëndrojnë të bllokuar me të ftohtit, pasi janë mbyllur kufijtë nga COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në ““Isha i nervozuar”, Pandeli Majko tregon çfarë i tha mjeku për shqiptarët e bllokuar në Kufi: Më mirë të shtrirë atje, se të shtrirë në spital

  1. Kush paska qene ky mjek ‘I zgjuar’ qe e paska thene kete(nese eshte e vertete)? Nqs rrine jashte ne te ftohte e pa ushqim vdekja eshte e sigurte. Nese do kete nevoje per terapi intensive (respirator) kane shanse te mbijetojne. Problemi eshte se nuk duan probleme brenda Shqiperise. Kriminele!

Shto Koment