
Përditësuar:
Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi është bërë nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë një djalë.
Juristja dhe pedagogia e Fakultetit të drejtësisë dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Theodhori Cami, kanë mirëpritur në jetë vogëlushin pasditen e së shtunës në një nga spitalet private në Tiranë.
Laura dhe Teo (siç e njohin miqtë) janë gjithashtu prindër të një vajze të vogël të quajtur Krisa, e cila do të mbush 2 vjeç në fillim të majit.

L.K/Dosja.al