Sport

Ish-ylli i Arsenal zbulon ëndrrën me pullë të kuqe: Dua të jem me 20 vajza ruse dhe të…

Faji i një ligamenti që do të thyej e bëri lojtarin të largohej nga futbolli aktiv në moshën 27-vjeçare
Featured image of article: Ish-ylli i Arsenal zbulon ëndrrën me pullë të kuqe: Dua të jem me 20 vajza ruse dhe të… Emmanuel Frimpong

RUSI-Emmanuel Frimpong, ish-futbollist i Arsenal, karriera e të cilit u mbyll shumë shpejt është rikthyer të flasë për të shkuarën e tij. Faji i një ligamenti që do të thyej e bëri lojtarin të largohej nga futbolli aktiv në moshën 27-vjeçare. Ashtu siç nuk ka qenë karriera e tij, as deklaratat e tij nuk janë të parëndësishme. Sidomos ato të fundit, të lëshuara në sitin rus Sport24, ku ka luajtur me Ufa dhe Arsenal Tula.

“Futbollistët rusë janë gjithmonë në gjendje të mirë. Ata pinë vodka në mëngjes, por më pas vrapojnë si Usain Bolt,”tha ai.

Alkoli, megjithatë, nuk i mungonte as Frimpong, sipas deklaratave të tij. “Në Ufa në kohën time të lirë kam luajtur Playstation, kam thirrur familjen time në telefon, kam biseduar me vajza të bukura dhe kam pirë vodka,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam pasur shumë momente të çmendura atje! Nuk mendoj se jam alkoolist, por vendosa të pi një pije. Unë rashë në gjumë në një restorant dhe fjeta atje për shtatë orë. Në mbrëmje dikush erdhi tek unë dhe më tha që duhej të shkoja. Ata më kërkuan të merrja një taksi, por unë isha shumë i dehur për ti dhënë adresën time. Kjo është vetëm një histori, nuk mund t’ju tregoj të tjera! ”.

Sot Frimpong është 29-vjeç dhe po mendon të ndërtojë një të ardhme jashtë futbollit. “E ardhmja? Do të doja të kthehesha tek Ufa dhe të bëhesha aktor filmash pornografikë me 20 vajza, – ka thënë duke qeshur. – Ufa është një vend që e dua me gjithë zemër dhe aty punojnë njerëz fantastikë. Rusia është bërë një vend special për mua dhe do të doja të kthehesha”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment