Showbiz

Ish-velina e Stopit prezanton familjen dhe biznesin më të ri që ka hapur

Alesia Bami u largua përfundimisht nga emisioni ‘Stop’ dhe nga Klan Tv dhe duket se ky largim i ka hapur dyer të reja ish-velinës.
Featured image of article: Ish-velina e Stopit prezanton familjen dhe biznesin më të ri që ka hapur Ish-velina e Stop-it, Alesia Bami.

Ajo bëri bujë me largimin e saj nga emisioni ‘Stop’. Zërat përfolën për një debat që u krijua, pasi Alesia Bami mori pjesë në një emision televiziv, në Top Channel. Megjithatë, ish-velinës i ka bërë mirë ky largim sepse e shikojmë të angazhuar në disa projekte.

Së pari ajo u përfshi direkt si balerinë në emisionin ‘E diell’ në Top Channel dhe përveç kësaj, mbrëmë ajo realizoi një mbrëmje promovimi për biznesin e saj më të ri. Një dyqan me fustane mbrëmjesh, është projekti më i ri që ka ndërmarrë Alesia Bami.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nese jeni kuriozë për familjen e saj, duke përfshirë babain dhe vëllain sepse me nënën jemi njohur, Alesia Bami i prezantoi në mbrëmjen e promovimit, ku kishte të ftuar dhe shumë personazhe të showbiz-it.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment